Atentati i Kurtit, policia kap 3 persona, por ende nuk di arsyen

Policia e Tiranës bëri të ditur sot se ka prangosur tre persona të dyshuar për vrasjen e Jurgen Kurtit në 18 Mars në Tiranë.

Në pranga janë vënë Elsi Levendi, Olsi Qalliaj dhe Alesio Berberi, ndërsa është në kërkim dhe një i katërt person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur

Kliko per me shume info


Por ndërsa këta persona janë vënë në pranga, policia thotë se ende nuk e di arsyen se pse ka ndodhur ky krim.

Policia nuk ka bërë publik një motiv për vrasjen e Kurtit, ndërsa arrestimet janë bërë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre personave, policia ka gjetur dhe sekuestruar një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

loading...