Shkarkohet zv.ministrja serbe (DOKUMENT)

Kosovë&Rajon

Deklarata e anëtares së kabinetit të Ramush Haradinaj, zëvendësministres së Drejtësisë, Vesna Mikiq, e cila tha dje se bombardimet e NATO mbi serbinë e Milosheviçit ishin genocid ndaj popullit serb, nuk kaluan vetëm me reagime të ashpra në opinionin dhe median kosovare.

Kryeministri Haradinaj, e ka nisur ditën e sotme të punës, pikërisht me një vendim të qeverisë që drejton i cili e shkarkon Mikiq nga posti i lartë që mbante deri më sot.


‘Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave.

Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq’, njofton Haradinaj në faqen e tij zyrtare në FB, duke e shoqëruar edhe me shkresën zyrtare të shkarkimit të zv.ministres Mikiq.

ME TE LEXUARAT