Vjedhje e thyerje ndërtesash, kush janë 3 shqiptarët më të kërkuar në Londër

Aktualitet

Krimi dhe grabitjet në Londër janë kthyer në një problem serioz. Së fundmi MET ka publikuar foto dhe emrat e një numër të lartë individësh të cilët lidhen me rime të dhunshme, si vjedhje me anë të thyerjes së ndërtesave, grabitje në rrugë me forcë dhe një sërë veprash të tjera.

Identitetet e 37 personave janë publikuar me qëllim që njerëzit të mund ti identifikojnë dhe të japin informacion, ku mes tyre bëjnë pjesë edhe tre shqiptarë.

Por, cilët janë tre shqiptarët më të kërkuar nga policia britanike?

Bledar Zefi:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

28 vjeçari kërkohet në lidhje me një numër të lartë vjedhjesh në Londër, ndërmjet marsit 2016 dhe janarit 2018. Deri më tani, të paktën 6 vjedhje përmbajnë autorësinë e tij, përkatësisht më 25 mars 2016, 12 shtator 2017, 26 shtator 2017, më 1 dhjetor 2017, më 30 dhjetor 2017 si dhe më 11 janar 2018.

Marjo Marku:

30 vjeçari kërkohet pasi është përfshirë në të paktën 4 vjedhje në ndërtesa banimi, ku janë marrë para dhe stoli të çmuara. Vjedhjet e tij datojnë nga 22 shkurti 2017, duke vijuar më 1 mars dhe më 2 korrik të po atij viti dhe më 10 janar të vitit 2018.

Anton Krasniqi:

38 vjeçari kërkohet në lidhje me dy vjedhje përkatësisht më 25 maj 2015 dhe 20 gusht 2016, në në Woodhall Drive, Dulwich si dhe një vjedhje në Allison Grove, Dulwich, më 23 shtator 2017. Ai kërkohet gjithashtu në lidhje me një vjedhje në fshatin Dulwich më 15 tetor 2017.

ME TE LEXUARAT