Ky është dënimi për prindërit që shfrytëzojnë ekonomikisht fëmijët

Prindërit që do të shfrytëzojnë ekonomikisht fëmijët e tyre do të kallëzohen penalisht nga shërbimet sociale, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe burgun.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hyn në fuqi në datën 28 Mars. Ky vendim ka për qëllim të identifikojë dhe ndihmojë fëmijët që punojnë apo ata që ndodhen në situatë rruge.

Kliko per me shume info

Për zbatimin e këtij vendimi parashikohen të ngrihen në çdo bashki grupe pune, që do të operojnë në terren, ndërsa shërbimet shoqërore, ngarkohen të përpilojnë një herë në vit hartën e zonave të riskut.

Vendimi u jep atyre të drejtë të kryejnë kallëzimin penal ndaj prindërit, kujdestarit, apo çdo personi tjetër, në rastet kur fëmija vijon të jetë në situatë rruge edhe pas njoftimit të punonjësve social.

Ndërkohë me përgjegjësi ngarkohet edhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është struktura kryesore për identifikimin e rasteve të fëmijëve që shfrytëzohen ekonomikisht.

Të dhënat e OSBE, lidhur me këtë fenomen janë alarmante. Rezulton se në vendin tonë janë afro 50 mijë fëmijë të cilët detyrohen nga kushtet ekonomike apo prindërit për të punuar, ndërsa mosha minimale për punësim në Shqipëri është 16 vjeç.

loading...