Keniani, ky është mësuesi më i mirë në botë

Soft

Një mësues nga Kenia, i cili jep pjesën më të madhe të pagës së tij për të mbështetur nxënësit e varfër, ka fituar një çmim prej 1 milionë dollarësh, duke u vlerësuar si mësuesi më i mirë në botë.

Peter Tabichi, anëtar i rendit françeskan, triumfoi në listën e gjatë të konkurrentëve ku mes të cilëve ishte edhe një mësuese shqiptare.

Tabichi jep 80 përqind të pagës së tij për nxënësit e shkollës së mesme në një fshat në Nakuru të Kenias, ku pjesa më e madhe e nxënësve nuk kanë para për veshje apo për libra. Në këtë listë ishte edhe mësuesja nga Shkodra, Liljana Luani.

Ajo ka punuar për 38 vite në arsim dhe për vitin 2018 është shpallur mësuesja e vitit në vendin tonë. Ajo është një mësuese që i ka dedikuar punën e saj arsimimit të fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja, dhe është fituesja e Çmimit Kombëtar “Mësuesja e Vitit 2018” në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësuesit finalist në “Global teacher prize”, përzgjidhen nga të katër anët e botës, duke nisur nga ata që japin mësim në fshatra të largëta malore, në qytet e deri te mësuesit në rajonet më të varfra dhe të dhunshme të botës. /A2CNN/

ME TE LEXUARAT