Gjendet trup i pajetë në Pukë, reagon Policia e Shtetit

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Pukë ku është gjetur një trup i dekompozuar.

 “Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku është konstatuar një kufomë e dekompozuar, e seksit mashkull, rreth 170 cm i gjatë, dhe dyshohet se i përket shtetasit Z. P. vjeç 45, lindur në Gojan i Madh, Pukë dhe banues në Krujë (shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për largim nga banesa më datë 08.12.2018)”- njofton Policia e Shtetit.

Kliko per me shume info

Njoftimi i policise:

Më datë 24.03.2019, sipër Staneve të fshatit Marrnaq, Njësia Administrative Qelëz, Pukë, është konstatuar kufoma e një personi.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku është konstatuar një kufomë e dekompozuar, e seksit mashkull, rreth 170 cm i gjatë, dhe dyshohet se i përket shtetasit Z. P. vjeç 45, lindur në Gojan i Madh, Pukë dhe banues në Krujë (shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për largim nga banesa më datë 08.12.2018).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkatuara nga ndonjë faktor tjetër Veprimet do kryhen në Morgun e Spitalit Pukë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

loading...