E mitura shqiptare rrëmbehet në Athinë, policia greke tallet me nënën e saj

Një vajzë e mitur shqiptare është rrëmbyer në kryeqytetin grek Athinë dhe është përdhunuar e më tej nxjerrë në rrugë për të lypur, nga një djalë adoleshent gjithashtu shqiptar, i cili i tha policisë pas arrestimit se ishte bashkëshorti i saj.

Historia u zbulua të enjten paradite në Lamia të Greqisë, ku vajza 15-vjeçare arriti të shkëputej nga rrëmbyesit dhe hyri në këtë farmaci që shikoni në foto dhe kërkoi ndihmë.

Kliko per me shume info

Sot, policia greke njoftoi arrestimin mëngjesin e të dielës (24 mars) të katër personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, që të gjithë shqiptarë, të akuzuar si të përfshirë në rrëmbimin, mbajtjen peng dhe përdhunimin e vajzës së mitur.

Si u zbulua ngjarja

Të enjten në orën 11.00, një vajzë 15-vjeçare futet në farmacinë që shihni në foto dhe i drejtohet pronares duke i thënë: “Më kanë rrëmbyer. Ju lutem, ja numri, merreni pak mamin në telefon se nuk kam celular”.

Pronarja e farmacisë telefonoi dhe iu përgjigj një grua e cila pohoi se ishte e ëma e vajzës dhe se kishte që në janar që e kërkonte.

Ndërkohë u thirr policia e Lamias dhe një grup i gatshëm mbërriti dhe mori në pyetje të voglën.

Vajza tregoi se një ditë janari, më pak se tre muaj më parë, kishte dalë me vëllanë më të vogël në qendër të Nikea, lagje e Athinës, pak pas shkollës.

Në një moment, afrohet një makinë ngjyrë blu dhe që andej dalin tre persona të cilët rrëmbejnë vajzën, e fusin në makinë dhe largohen në drejtim të paditur.

Pak orë më vonë, vajza e pa veten në një barakë në Lamia, sikundër kuptoi ditë më vonë.

Një djalë 16-vjeçar, e përdhunoi tre herë rresht të miturën, me miratimin e të ëmës.

E mitura tregoi se ishte detyruar nga familja ku përfundoi, fillimisht që t’i dorëzohej dhunshëm fizikisht dhe më tej, e nxorën në rrugët qendrore të qytetit Lamia për të lypur.

Nën vëzhgim ishte gjithë kohës nga motra më e madhe e 16-vjeçarit shqiptar që e përdhunoi.

Pak minuta pasi në farmaci vajti e mitura dhe e morën në polici, aty erdhi një djalë adoleshent. Ai pyeti nëse kishin parë një vajzë duke e përshkruar atë. Farmacistja e pyeti se çfarë e kishte dhe ai tha: “Ajo është gruaja ime”.

Farmacistja nuk reshti me pyetje, duke i thënë: “Kur u martuat… sa vjeç jeni?”.

Djali u përgjigj: “Unë jam 16 vjeç dhe ne kemi qenë të martuar për rreth dy muaj…”. Përfundimisht, pas disa pyetjeve adoleshenti tha se nuk ishte i martuar me vajzën 15 vjeçe, por babai i saj ia kishte “dhënë” atij të martoheshin, duke pranuar se gjithçka ishte bërë pa dëshirën e vajzës.

Vajza donte shkollë, jo burrë

E mitura rome nga Shqipëria, tregoi në polici se në Nikea ku jetonte me nënën dhe tre vëllezër e motra, ishte në gjimnaz. Ajo tha se e do shumë shkollën dhe mezi pret të kthehet atje dhe tek e ëma.

“Dua të kthehem në shkollë. Unë dua të shkoj tek nëna ime…”.

Por në janar, ishte i ati, i cili në fakt jeton me grua tjetër, edhe ajo shqiptare, që i dha miratim familjes shqiptare në Lamia që ta merrnin vajzën për djalin 16-vjeçar.

Të nxitur nga e gjitha kjo, adoleshenti dhe të afërmit e tij e rrëmbyen vajzën në mes të qytetit.

Pasi e çuan në Lamia te një barakë, nëna e adoleshentit i tha: “Ti je nusja ime tani e tutje”.

Kështu filloi makthi. Përdhunim, dru dhe lypje. Familja e “dhëndrit” e merrte dhe e nxirrte çdo ditë në qendër të qytetit Lamia ku duhet të lypte dhe fitimet t’ua jepte atyre.

Gjithmonë dikush e vëzhgonte që të mos largohej ose të fliste me dikë. Zakonisht mbikëqyrësi ishte motra e madhe e “dhëndrit”.

Por këtë të enjte, vajza arriti t’i shkëputej vëmendjes së mbikëqyrëses dhe rendi te farmacia ku kërkoi ndihmë.

Nëna e gjorë, policia abuzon me të

Mamaja e 15-vjeçares, tregoi për mediat lokale në Lamia se ajo jeton në Nikea të Athinës me katër fëmijët e saj. Babai i të vegjëlve nuk ishte martuar kurrë me të, por i kishte braktisur dhe jetonte me një grua tjetër.

Kur vajza u zhduk, nëna nisi përpjekjet për ta gjetur. Mësoi se vajzën e mbante në shtëpi një familje tjetër rome shqiptare. Vajza disa herë foli me të ëmën nga telefoni i adoleshentit, por nën vrojtimin e tyre detyrohej të thoshte se ishte shumë mirë.

E ëma nuk po e besonte dhe kërkoi të dijë ku jeton vajza që ta takojë. Ata e gënjyen duke i thënë se ishin në Pellazgia. Vajti atje dhe nuk i gjeti askund. Kur foli sërish i thanë se kishin shkuar në Stilidha. Vajti dhe atje por sërish nuk i gjeti. Aty, kërkoi ndihmën e policisë lokale. Denoncoi rrëmbimin e të miturës, por policët nisën të bëjnë “cirk” me të. I thanë se duhen para që të paguhej denoncimi, por ajo nuk kishte ndaj u kthye në Nikea ku duhet të kujdesej dhe për tre fëmijët e tjerë që gjendeshin vetëm.

Shkoi në Athinë, në prokurori, ku kërkoi të bëjë denoncim. I thanë se duhet ta bëjë në polici, në Stilidha, por shpjegoi se i kishin kërkuar pagesë. Atëherë prokurori e këshilloi të denoncojë në policinë e Athinës. As atje nuk ia pranuan duke thënë se duhet të shkonte aty ku është vajza.

Më tej arrin të mësojë se e bija gjendej në Lamia, por vetëm kur ajo bëri telefonatën në farmaci.

Në Lamia, siç e shihni në foto tek farmacia, kur mbërriti të marrë vajzën, iu drejtua prokurorisë. Atje, hetimet i mori në dorë prokurori Haris Lakafosis, i cili ka urdhëruar që çështja të hetohet menjëherë.

Në këtë vorbull, nisi vala e arresteve, me katër të prangosur sot dhe dy të tjerë që po kërkohen. /Noa

loading...