Çfarë duhet të dini nëse keni planifikuar të udhëtoni drejt Italisë në këtë datë

Nëse keni planifikuar që ditën e nesërme të udhëtoni drejt Italisë, duhet të lexoni këtë njoftim.

Sindikata e punonjësve në vendin fqinj ka paralajmëruar për ditën e nesërme një grevë 4 orëshe, që nis në orën 10:00 paradite dhe përfundon në orën 14:00.

Kliko per me shume info

Përballë kësaj situate, Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje të gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendit fqinj gjatë së hënës, që të kenë kujdes, pasi si “pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve”.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.

loading...