“Shqipëria ku thërret qameti”, gazetari: Pse tifozët kërkojnë kokën e Panucit e jo të Dukës

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar dështimin e kombëtares shqiptare në ndeshjen me Turqinë duke paralajmëruar se edhe ndeshjete ardhshme do te jenë zhgënjyese me aq sa skaudra tregoi.

Buzhala thekson edhe habinë e tij për faktin se tifozeria kërkon kokën e Panucit por ndërkohë nuk thotë asnjë fjalë për kryetrajnerin presidentin e FSHF.

Kliko per me shume info

Postimi i Buzhalës:
Nime nuk osht mire me u perzi ne pune te kojshive, ama nese e shkarkojne Panucin vec hyn ne gjynah me to. Tyben piken e fajit nuk e ka djali. Me qata miell qe e ka ne magje, qaq buke mundet me gatu.

Pastaj, Redi Jupi thoshte qe prej Kosoves ‘ndoshta’ vec Milot Rashica do te kishte vend ne kombetaren e Shqiperise. Ne fakt aty nuk ka vend as per Rashicen.

Sido qe te jete Shqiperia eshte mire me u pergatite seriozisht per sfiden e radhes me Andorren. Nuk eshte qaq e lehte sa munden me e mendu. Me kete cfare pashe sonte, une nuk e besoj qe eshte ndonje ekip ne Evrope qe eshte i lehte per Shqiperine.

Paramendojeni: komentatoret e ndeshjes tash po e coptojne Panucin, ama asnje fjale per fajtorin kryesor: Armando Duken. Arsyeja eshte e thjeshte: Me Duken jane aksionar ne media 😛

Madje eshte mjaft e shpifur qysh edhe tifozet e kerkojne koken e trajnerit, ama jo edhe te kryetrajnerit

loading...