“Në zgjedhje edhe pa opozitën”, Servet Pëllumbi: Rama duhet të bëjë më shumë

Profesori i socialisteve Servet Pëllumbi, ish kryetar i Kuvendit tha se vendi mund te shkoje ne zgjedhje edhe pa opoziten ndersa kerkoi qe kryeministri Edi Rama të bëjë edhe më shumë per zbatimin e programit me te cilin eshte zotuar para qytetareve.

“Gjithnjë mund të bëjë më shumë. Kryesorja për të realizuar programin që ka premtuar para elektoratit.”, tha Pellumbi.

Kliko per me shume info

Ai komentoi situatën e sotme si diçka që nuk është e jashtëzakonshme dhe nuk ka arsye pse të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Nuk ka gjë të jashtëzakonshme. Jelekverdhët kanë 5 muaj që veprojnë dhe Macron vazhdon punën i qetë. Kur e teprojnë, vepron ligji. Në Shqipëri nuk janë jelekverdhët, dhe jeleku antiplumb i Sali Berishës është vjetruar. Nuk ka pse bëhën zgjedhje të parakohshme.

Mund të bëhen zgjedhje të parakohshme kur humbet maxhorancanë dhe nuk miraton dot një ligj.”

loading...