Kongresi i PS, Braçe: Zyrtarët që nuk i shërbejnë njerëzve ikin nga puna

Zëvendëskryeministri Erjon Brace eshte shprehur ne Kongresin e PS se mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre në platformën e bashkëqeverisjes.

Brace u shpreh se kush zyrtar nuk i përgjigjet problemeve të qytetarëve do të largohet.

Kliko per me shume info

“Mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë zgjidhje përmes platformës së bashkëqeverisjes. Qytetarët janë fuqia jonë e reagimit. Shqiptarët e zakonshëm shtetin e paguan për këto shërbime.

Shqiptarët ndjejnë shtetin tek shërbimet që marrin. Duhet të shërbejmë më shumë dhe të modernizohemi. Kush nuk u përgjigjet njerëzve do të ikin. Kush hap zyrën dhe rri e sheh muret siç vetë i kam parë iku dhe do iki. Fuqia jonë e reagimit janë njerëzit e zakonshëm” – tha Brace.

loading...