Dalin SMS, si kërcënohen punonjësit e administratës për të shkuar në aktivitetin e Veliajt

Pnonjesit e administrates nxirren me urdher politik ne dite pushimi per te marre pjese ne aktivitetin e kryetarit te Bashkise Erion Veliaj.

Mesazhet e derguara nga Eljo Hysko tek grup seksionet e PS tregojne qarte direktiven e dhene per punonjesit e Bashkise se Tiranes dhe te administrates ne varesi te qeverise per te marre pjese ne aktivitet.

Kliko per me shume info

Hyso u le porosi njerezve te partise qe te porosisin punonjesit e administrates qe secili jo vetem te shkoje vete ne aktivitet por te marre me vete edhe 10 persona te tjere.

“Grupi si jeni?

Ju lutem bëni konfirmimet me të punësuarit për nesër dhe mos të ketë asnjë të punësuar që nuk vjen me të paktën 10 veta të tjerë nga pas ose ndryshe do i kemi punët ndryshe me ju dhe me ata ka thënë vet shefi i vogël sepse i duher super imazh nesër”, shkruan Eljo Hysko në grupin ku bejne pjese strukturat e PS dhe të FRESH.

Voltiza e PS i përgjigjet se me atë po merren që një ditë më parë ndërsa Maura thotë se 10 veta janë shumë.

Juliani thekson se ka gjetur më shumë se dhjetë veta por Eljo u ëprgjigjet duke thënë: Mos ta përsëris më tani, unë kaq po ju them…ju betohem që do merren masa.

Kleis thotë se ai është në rregull me të tijët nga Dajti.

loading...