Turqia na shkel me këmbë në Shkodër, Panucci dështon sërish me kombëtaren

Turqia ka mundur Shqiperine ne ndeshjen e zhvillur ne stadiumin “Loro Borici” e vlefshme per edicionin eliminator Euro 2020.

Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen dhe krijuan disa mundësi fillimisht me Balajn dhe më pas me Balliun e Uzunin, por ata nuk ia dolën të konkretizojnë.

Kliko per me shume info

Turqit, që në rastin e parë të tyre, shfrytëzuan një gabim të Shqiperise dhe kaluan në avantazh, me anë të sulmuesit Cenk Tosun.

Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë të tanëve, por në minutën e 55-të, ishte Hakan Calhanoglu, që depërtoi për shumë metra i pashqetësuar, duke shfrytëzuar maksimalisht një hutim të Hysajt dhe shënoi golin e dytë, pas një gjuajtje të bukur nga distanca.

Ky gol irritoi tifozerine e cila hodhi sende te forta ne fshe dhe goditi disa prej lojtareve tane. Ne stadium pati thirrje kunder Panuccit i cili futi ne loje Armando Sadikun dhe Eros Grezdën, dy nga autorët e golave në fitoren e fundit ndaj turqve.

Pavaresisht kesaj kombetarja nuk arriti te gjente veten dhe golin duke mbyllur nje ndeshje te deshtuar. Pas 3 ditësh vjen transferta me Andorrën, një ndeshje që duhet fituar medoemos.

loading...