Personi me maskë e qëlloi në kokë, si u eleminua brenda në lokal avokati i Capjave

Kliko per me shume info

Nje ngjarje e organizuar ne detaje duket te kete qene atentati ku humbi jeten avokati i anetareve te familjes Capja nga Elbasani. Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së sotme në Elbasan ku viktimë mbeti avokati i njohur Ravik Gurra, 50 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të njohur në qendër të qytetit dhe autori dyshohet se ka qene i maskuar, citon news24.

Kliko per me shume info

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mesohets e viktima ka qenë i ulur në ambientet e lokalit jashtë kur është qëlluar pas koke.

Avokati ka mbrojtur çështje të bujshme siç është ajo e Capajve dhe Shullazit. Policia ka ngritur postblloqe.

Deklarata e policise:

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here