Çfarë po ndodh mes Encës dhe Noizy-t? Këngëtarja na befasoi me lajmin që na dha

Përgjatë vitit 2017-të, dy personazhet e njohur publikë Enca dhe Noizy i dhanë fund miqësisë me njëri-tjetrin.

Madje pakëz muaj më vonë, Enca hoqi nga kanali i saj zyrtar në You Tube hitin “Bow Down” i cili asokohe theu rekorde shikueshmërie.

Kliko per me shume info

Rikujtojmë se hiti në fjalë ishte një bashkëpunim i këngëtares me reperin Noizy, që vlen të theksohet se u mirëprit mjaft mirë nga publiku.

Mirëpo, pavarësisht veprimit që dikur bukuroshja ndërmori për ta hequr nga kanali You Tube, së fundmi ajo na ka befasuar të gjithëve duke shpërndarë në Insta Story lajmin se kënga është sërish publike.

Pra, kënga është publikuar më 15 qershor të vitit 2016-të dhe këngëtarja nuk e ka hequr asnjëherë përfundimisht, nga You Tube. Po t’i hedhim një sy hitit aktualisht, ai përmban ende datën në fjalë dhe jo një datë tjetër.

“Përsëri në You Tube. E di që iu ka munguar!”- mbishkruan këngëtarja.

loading...