Publikohet momenti kur rrihet deputeti serb në Parlamentin e Kosovës

СНИМАК НАПАДА СЛОБОДАНА ПЕТРОВИЋА НА НАШЕГ ЧЛАНА ДАНАС У ПРИШТИНИ

Gepostet von Српска листа am Mittwoch, 20. März 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Sllobodan Petroviç, sot është sulmuar fizikisht nga disa anëtarë të Listës Serbe. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në një restorant në Prishtinë

“Sot jam sulmuar në mëngjes nga ish-këshilltari i ish-ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Nenad Rikallo. Kohët e fundit ka një fushatë kundër partisë time. Arsyeja është që 15 vjet udhëheq politikë të paqes e të bashkëpunimit dhe kjo është tani e njohur. Unë javën e kaluar i kam shkruar një letër presidentit të Serbisë Vuçiq. Ai ka pasur insinuata e të pavërteta për mua”, tha Petroviç sot në një konferencë për media të mbajtur në hollin e Kuvendit të Kosovës, raporton RTKlive.

Kliko per me shume info

Ai ka folur edhe për kërcënimet që i janë barë anëtarëve të Partisë së Pavarur Liberale (SLS), në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë. Sipas tij, pas ngjarjes policia e Kosovës, ka ardhur shpejt në vendin e ngjarjes.

Petroviç, tha se do të punojë për të mbrojtur interesat e komunitetit serb që jeton në Kosovë.

”E di që jeni të frikësuar për një kohë të gjatë. Ju jeni të frikësuar nga ata që duhet të ju mbrojnë. Ne do të luftojmë për vlera dhe do të promovojmë çdo gjë që është e mirë për komunitetin serb të Kosovës. Ne dëshirojë të jetojmë së bashku e të lirë e me perspektivë. Ne dëshirojmë të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane ku ka shumë popuj”, tha ai. Sipas tij Partia e Pavarur Liberale (SLS), do të punojë për të drejtat e serbëve.

Ndërkohë Lista Serbe ka publikuar në Facebook, momentin e sulmit të deoputetit.

loading...