Protesta e Astirit rrethohet nga FNSH, çfarë pritet të ndodh?!

Sot në protestën e banorëve të Astirit, të cilët kundërshtojnë vijimin e punimeve të Unazës së Re, veç forcave të policisë të cilët kanë qënë të shtuar në numër janë parë dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejt.

Të pranishëm mes banorëve protestues sot janë dhe ish-deputetët  Petrit Vasili, Endrit Braimllari, Perparim Spahiu dhe Floida Kerpaci.

Kliko per me shume info

Situata është shumë e tensionuar pasi ka ka informacion se forcat e ndëqrhyrjes së shpejtë do të ndërhyjnë për pengimin e protestës.

Më herët policia ka shoqëruar ne komisariat 6 persoan , ndërkohë që mbrëmje e djeshme ndryshe nga netët e tjera protesta ka qënë e zgjatur në kohë për shkak të forcave të shumta të policisë. Pas thirrje së protestuesve, se ndiheshin të kërcënuar nga prezenca e uniformave blu, u është gjendur pranë kryedemokrati Lulëzim Basha.

loading...