Në kërkim për Jurgen Kurtin? Flet djali i Agim Arapit

Dy ditë pas vrasjes së Jurgen Kurtit policia shpall në kërkim Dervis Arapin, djalin e picierit të vrarë në 2017. Familjarët e Agim Arapit akuzonin Jurgenin se ishte përfshirë në këtë krim.

Ndërkohë e ëma, Vjollca Arapi e quajti skandal një dyshim të tillë dhe mohoi që familjarët e saj të kenë lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e 18 marsit në Tiranë.

Kliko per me shume info

Ajo tha mbrëmë në një emision televiziv se i fëmijët i ka në Itali dhe se i biri kishte qenë për herë të fundit në Shqipëri, në muajin janar.

Nëna e të riut të shpallur në kërkim, Vjollca Arapi mohon që fëmijët apo të afërmit e saj të kenë gisht në vrajen e 26-vjeçarit. Pas shpalljes së të birit në kërkim ajo ka reaguar për mediat, duke kërkuar që policia ta gjejë tjetërkund autorin e vrasjes së të riut.

Në një intervistë telefonike Dervis Arapi thotë se është gati të vihet në dispozicion të policisë por se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur më 18 mars 2019, shkraun OraNews.

Arapi thotë se ndodhet në Itali dhe ka mësuar vrasjen e Jurgenit përmes rrjeteve sociale.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. Nuk kam pasur kurrë ndërmend të hakmerresha për vrasjen e babait tim. Unë jam besimtar dhe gjithçka ia lë në dorë Zotit. Unë jam i gatshëm të vihem në funksion të policisë”.

loading...