Myslym Murrizi i jep kurajo Metës për dorëheqje: Do të ishte mrekulli!

Deputeti që pranoi mandatin, Myslym Murrizi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Presidenti Meta se për të zgjidhur krizën politike në vend, ishte i gatshëm jo vetëm të linte mandatin, por të sakrifikonte edhe jetën.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti shkruan “O Zot mbushja mendjen ta bëjnë këtë ‘mrekulli’, 10 veta gjithsej dhe Shqipëria shpëton të paktën për 50 vjet”.

Kliko per me shume info

“Por kur e degjoj nga politikanë e aq me shume nga politikane Shqiptare qe kane 30 vjet qe tallen me Shqiptaret dhe jane tejngopur nga çdo gjë, them me vete: ZOT mbushja mendjen ta bejne kete ‘mrekulli’ 10 veta gjithsej dhe Shqipëria shpeton te pakten per 50 vjet.

Atehere besoj qe nuk do te kete me nevoje as per djegie mandatesh, as per qeveri mender tranzitore me mercenare e ushtare si ajo qe paten 3 muaj ne 2017, e as per protesta te militanteve qe i quajme popull e i trajtojme si hyzmeqare”, shkruan Murrizi.

loading...