Labinot Gashi bën dedikimin përlotës për babanë

Showbiz

Moderatori i emisionit “Një kafe me Labin”, Labinot Gashi, së fundmi ka bërë një dedikim mjaft prekës në kuadër të 10-vjetorit të vdekjes së të atit.

Ndër rreshta pikëllues Labinoti rrëfen publikisht se i ka ngelur merak që babai i tij nuk jetoi më shumë, që të shikonte suksesin e tij dhe dashurinë e madhe që njerëzit çdo ditë i kanë dhënë vitet e fundit.

Ai ka përshkruar me fjalë mjaft të ndjera se mëngjesi i parë pa babanë ka qenë dita më e vështirë e jetës së tij.

Ja postimi i plotë: “Sot 10 vjet më parë mbetet dita më e vështirë e jetës time. Ishte mëngjesi i parë që po e nisja pa ty. Bab, shumë jam menduar atë ditë, e edhe më shumë ditëve të tjera pas saj, duke e pyetur veten se si do të mundem t’ia dal pa ty. E kam ndjerë aq fort, çdo herë, forcën tënde, energjinë që ke ditur të ma japësh edhe kur fizikisht s’të kisha më afër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe tani që po e shkruaj këtë kujtim po e ndjej praninë tënde. Bab, sot 10 vjet pas ikjes tënde fizike, unë po besoj që ia kam dalë t’i realizoj ëndrrat që ti m’i dite. Dashurinë dhe përkushtimin për familjen nuk e humba, por po më ngel merak që nuk ishte edhe pak që t’a shihje suksesin e dashurinë e madhe që njerëzit çdo ditë më kanë dhënë këto vite. Uroj që ti të ishte këtu sot, se ti je meritori për të gjitha arritjet e mia, e do të doja të të tregoja se sa shumë ka njerëz që më thonë çdo ditë ‘Lum prindërit që të kanë!’

Bab, mungesa e dashuria për ty nuk matet me këto rreshta, e as me suksesin e kësaj bote, ama është ajo dashuri që na ka udhëhequr në jetë, e për këtë falënderues përjetësisht do të jemi!”

ME TE LEXUARAT