Kryetari i FRPD jep njoftimin: Opozita nuk do të futet në zgjedhjet vendore sepse…

Kryetari i FRPD Belind Këlliçi ishte i ftuar në studion e lajmeve ku ka folur për protestat e opozitës. Ai është shprehur se të gjithë Shqiptarët janë në këmb për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar. Më tej ai është shprehur se të rinjtë e FRPD u ngritën në një protestë të heshtur kundër duke dënuar veprimin e ministrit Lleshaj i cili helmoi qytetarët.

“Të rinjtë e FRPD u ngritën në një protestë të heshtur kundër ministrit Lleshi i cili helmoi fëmijët gjatë protestave, ne si parti kemi ngrirtur një padi kundër policisë pasi ka hedhur gaz në drejtim të turmës ku ka helmuar fëmijët”.

Kliko per me shume info

Protesta e opozitës nuk po bëhet për një betejë politike për të sjellë Bashën në pushtet dhe për të rrëzuar Ramën, por kjo bëhet për të rrëzuar një qeveri e cila qëndron në pushtet me vota të blera, ne jemi këtu për rrëzuar këtë shtet të kapur”.

I pyetur nëse rrëzimi i këtij sistemi mund të marrë figura nga opozita Këlliçi e përjashtoi këtë mundësi pasi sipas tij, Partia Demokratike nuk është implikuar në veprimtari korruptive.

Kjo gjë nuk ka për të ndodhur sepse Partia Demokratike nuk është përfshirë në aferra korruptive. Rasti i DH Albania ku është falsifikuar firma e sekratarit, ky është një rast ku këta pesona duhet të ishin arrestuar.

PD nuk ka figura të tilla të cilët janë të përfshirë në krimin e organizuar apo përdhunime në grup. Rama vendimin e BE e interpretoi sikur ne u anëtarësuam po që ja ku jemi sot shumë larg këtij procesi.

Për shkak të kësaj qeverie ne sot jemi jashtë BE-së. Rama nuk e do integrimin e Shqipërisë sepse do jetë nën hetim të rreptë sepse ai do të përfundojë në burg me Saimir Tahirin dhe Damian Gjiknurin”.

I pyetur nëse opozita do të futet në zgjedhje lokale, ai është shprehur se nuk do ketë zgjedhje lokale pasi revolta qytetare e ka vendosur të mos ketë zgjedhje.

“Nuk do ketë zgjedhje lokale pasi të gjithë e kemi vendosurkështu sepse nuk e pranon revolta popullore, edhe faktori ndërkombëtarë është sensibilizuar me situatën, Rama ndodhet në Berlin në një vizitë por askush nuk po e pret, ndërkombëtarët ia kanë mbyllë derën. Nuk mundet që Edi Rama ta kthejë vendin në diktaturë”-u shpreh Këlliçi./Faxweb

loading...