Ja përse u ndanë Ronela Hajati dhe Young Zerka

Romaca mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës përfundoi ende pa u bërë publike.

Kliko per me shume info

Lidhja e dashurisë mes dy këngëtarëve mori fund dhe lajmi u bë i ditur javën e kaluar, kur u tha se ata do të vijojnë rrugën e tyre të ndarë.

Por “Panorama Plus” shkruan se çifti në fakt i ka dhënë fund lidhjes muaj më parë.

Sipas miqve të dyshes, arsyeja që çoi në ndarjen e tyre, ka qenë fakti që Ronela ka dashur të zyrtarizojë lidhjen me Zerkën, pasi çifti bashkëjetonte gjithashtu.

Por Zerka aspironte tjetër gjë, të qenurit shpirt i lirë dhe kjo ka bërë që marrëdhënia e tyre të përfundojë.

Gjatë një interviste për “Prive.al” pak ditë më parë, Young Zerka foli për herë të parë për lajmet lidhur me ndarjen e tij me këngëtaren simpatike.

“Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, sepse siç po e shihni po vij me shumë gjëra të reja. Kaq kisha. Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që s’ka lidhje. S’ka komente!”, tha ndër të tjera ai.

Nga ana e saj Ronela nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me lajmet për ndarjen, por është fokusuar në projektin e saj të ri muzikor që titullohet “Pa dashni” dhe që sërish duket si një mesazh.

loading...