E qëlloi në sy të djalit, dorëzohet në polici autori i ekzekutimit të Haxhi Bacinozit tek liqeni

Vetedorezohet ne polici autori i ngjarjes se ndodhur ne zonen e Liqenit Artificial ne Tirane mbremjen e 16 marsit. Shtetasi Islam Myrtaj mesohet se eshte vetedorezuar ne polici mbremjen e te merkures.

Deklarata e policise: Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi Haxhi Bacinozi, 62 vjeç, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së kësaj ngjarje.

Kliko per me shume info

Pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar, autori i dyshuar, shtetasi Islam Myrtaj, 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij.

Policia beri me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale. Policia ka deklaruar se motiv i ngjarjes ka qene nje borxh prej 46 mije eurosh.

loading...