E FUNDIT/ 35 vjeçarit që iu mor jeta ishte pronari i një bujtine në Theth

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku në fshatin Grudë është vrarë me armë një person.

Burimet bëjnë me dije se emri i viktimës është Nard Polia. Mësohet se Polia është pronari i një bujtine në fshatin turistik të Thethit ndërkohë ende nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ku pasi është qëlluar, Polia është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka arritur të mbijetojë.

Informacion Paraprak

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, rreth 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Megjithe perpjekjet per ti dhene ndihme mjekesore ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude dhe sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT