Tenxherja me fasule shkrumbon barakën në Gjirokastër

Një banesë e sajuar me llamarina është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen e qujatur “Zinxhira”.

Baraka në fjalë i përkiste një familje rome. Ndërkohë shkak për zjarrin e rënë ka qënë një tenxhere e mbushur me fasule të cilën e kishin harruar në zjarr.

Kliko per me shume info

Shkëndijat e tënxheres kanë bërë kontak me gazin ku më pas ka shpërthyer flaka.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.

loading...