Si u morën jetën pronarit të picerisë, del vendimi i gjykatës që nxori të pafajshëm Jurgen Kurtin

Nje vendim i gjykates se Durresit zbardh mekanizmin e ngjarjes se ndodhur ne kete qytet per ekzekutimin e Agim Arapit, pronarit te picerise per vrasjen e te cilit ishte akuzuar Jurgen Kurti, 26 vjecari i ekzekutuar dy net me pare ne Tirane.

Ne kete vendim te gjykates shtetasi i denuar eshte Kujtim Ekonomi, vellai i vjehrrit te Jurgen Kurtit ndersa vete i riu eshte lene i lire dhe akuza ndaj tij eshte pushuar.

Kliko per me shume info

Vendimi i gjykates i siguruar nga Lajmifundit.al:

Gjatë gjykimit të kësaj çështje rezultojë se, shtetasi Kostandin Ekonomi prej pak muajsh ka hapur një biznes familjar “Proper Pica”, e cila ndodhet në lagjen Nr. 3, Rr. “Dr. Ismail Tartari”, dhe si administrator të saj ka pasur dhëndrin e tij, shtetasin Jurgen Kurti. Aktivitetin e ushtron në një godinë në të cilën ka pasur komshi të ndjerin Agim Arapi. Ky i fundit jetonte së bashku me bashkëshorten e tij
Vjollca dhe djalin Dervis dhe ngjitur me picerinë ka pasur një dyqan të vogël në të cilin tregtonte artikuj të ndryshëm ushqimor. Për shkak të një tubi shkarkimi tymrash i cili dilte nga brenda lokalit dhe ishte i futur në ambientet e banimit të shtetases Vjollca Arapi, mes palëve ka pasur konflikte të ndryshme.

Fillimisht palët në kushtet që biznesi ishte i sapo hapur, kanë rënë në një marrëveshje për të bërë një pagesë prej 13.000 lekë në muaj personave të cenuar nga kalimi i tubit, dhe më pas shtetasi Kostandin Ekonomi ka pretenduar se nuk kishte më asnjë detyrim, pasi kishin investuar duke e izoluar tubin,
investime në punime rifinitura të brendshme me pretendimin se e kishin zgjidhur problemin.

Në datë 11.04.2017 rreth orës 19:00, në afërsi të objekteve të shtetasve të mësipërm, shtetasja Vjollca Arapi dhe bashkëshorti i saj Agimi kanë debatuar me shtetasin Jurgen Kurti, për pagimin e shumës prej 13.000 lekë për cenim pronësie, pasi sipas tyre detyrimi vazhdonte. Shtetasi Jurgen ka pretenduar se është fyer dhe cenuar nga këta persona dhe nuk ka vazhduar të debatojë me ta, por për këtë sherr ka njoftuar shtetasin Kostandin, i cili më pas i telefonon shtetases Vjollca duke i kërkuar të mos debatojë dhe fyeje më Jurgenin, pasi do të shkoje aty për pak. Pas rreth 30 minutash aty ka mbërritur Kostandin Ekonomi, i cili pasi takohet me Jurgenin, shkon të takohet me shtetasit Agim e Vjollca Arapi.

Pas tij shkon edhe Jurgeni, ndërsa Kujtim Ekonomi pasi parkon makinën, futet edhe ai në dyqan. Kostandini sapo është futur në dyqan ka filluar të debatojë me shtetasen Vjollca, rreth asaj që kishte fyer Jurgenin por edhe vetë atë në disa raste. Ndërkohë në debat ndërhyn edhe i ndjeri Agim Arapi me fjalor me tone të larta. Në momentin që në dyqan futet shtetasi Kujtim, Vjollca Arapi ka reaguar duke e goditur me një makinë llogaritëse. Para një situate të tillë, palët janë përfshirë në një konflikt verbal duke çuar edhe në përleshje fizike të shtetasve Kujtim Ekonomi dhe Agim Arapi, ku ky i fundit ka marrë një thikë dhe me të ka goditur të pandehurin Kujtim Ekonomi dhe shtetasin Kostandin.

Në kohën që palët kanë filluar konfliktin shtetasja Vjollca Arapi ka dalë nga dyqani dhe është larguar për të kërkuar ndihmë. Konflikti mes palëve ka zgjatur për pak minuta dhe i pandehuri pasi ka dalë nga dyqani, ka telefonuar policinë dhe më pas është vetë dorëzuar. Me provat e mbledhura rezulton se i pandehuri Kujtim Ekonomi dhe i ndjeri Agim Arapi janë goditur reciprokisht me njëri-tjetrin, e konkretisht i ndjeri Agim Arapi ka përdorur një thikë që e mbante në dyqanin e tij, ndërsa i pandehuri Kujtim Ekonomi ka përdorur grushte dhe shtyrje ndaj viktimës.

Sa më sipër, prokuroria, duke i bashkëlidhur kërkesës së saj provat si: Procesverbal “I këqyrjes së vendit të ngjarjes”, datë 11.04.2017; Procesverbal “Për këqyrjen e kufomës së shtetasit Agim Arapi”; Procesverbalin e datës 11.04.2017 “Për këqyrjen dhe marrjen e provës materiale”; Akt ekspertimi vlerësues i provave materiale Nr. 3995, datë 11.04.2017; Akt ekspertim teknik thike Nr. 30, datë 13.04.2017; Akte ekspertimi biologjik-ligjor Nr. 54, datë 11.07.2017; Nr. 55, datë 11.04.2017; dhe
Nr. 56, datë 11.07.2017; Procesverbal “I këqyrjes së pamjeve filmike”; Procesverbal “Për sekuestrimin e sendeve të dorëzuara nga shtetasja Vjollca Arapi”; Procesverbal “I këqyrjes fizike të shtetasve Kujtim e Kostandin Ekonomi” të shoqëruar me akt ekspertimet mjeko-ligjore Nr. 63, e 64, datë 14.04.2017; Akt ekspertimi mjeko-ligjor Nr. 15, datë 09.05.2017 kryer shtetasit të ndjerë Agim Arapi; Akt ekspertimi toksikologjik-ligjor Nr. 898, datë 28.04.2014 “Mbi ekspertimin toksikologjik të gjakut të shtetasit Agim Arapi”; Procesverbalin “Mbi këqyrjen e tablateve telefonike, të numrave të telefonit në përdorim të shtetasit Kostandin Ekonomi dhe shtetases Vjollca Arapi”; dhe me provat me dëshmitar, kërkoj deklarimin fajtor të të pandehurit Kujtim Ekonomi për kryerjen e veprës penale të “Vrasja nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe në përfundim të gjykimit kërkojë dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

loading...