Mediat serbe: Luana Vjollca na urren!

Mediat serbe kanë pasur nën fokus moderatoren shqiptare, Luana Vjollca dhe disa postime të saj në lidhje me Kosovën.

Kliko per me shume info

Lajmin e ka dhënë vetë Luana përmes një postimi në Instagram, ku shkruan:

“Gazetat serbe paskan shkruar sa shumë e urrej Serbinë dhe sa shumë e dua Shqipërinë e madhe, Kosovën”!

Por çfarë kanë shkruar mediat për Luanën? Përmes një kërkimi të thjeshtë pamë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që të kenë vënë re në postimet e saj, përpos dashurisë dhe mbështetjes për Kosovën. Ata janë kapur me detajet e shqiponjës dykrenare apo mesazhet e urimeve për Kosovën dhe ushtrinë e saj:

“Sa herë që i jepet mundësia, ajo (Luana) jep mbështetje për shqiptarët në Kosovë në luftën e tyre për pavarësi. Ajo gjithashtu mbështeti formimin e Ushtrisë së Kosovës duke dërguar një mesazh urimi nëpërmjet Instagram-it”, thuhet në shkrimin e “espreso.rs”.

“Luana kohët e fundit lançoi linjën e saj të veshjeve dhe kozmetikës, e cila në një kohë të shkurtër u bë një hit i madh midis femrave në provincën jugore serbe”, vijon shkrimi.

Nuk e dimë se ku e panë urrejtjen e Luanës për Serbinë, por nëse duan të dinë reagimin e moderatores në lidhje me këtë, ajo e tha qartë:

“Mirë që e dini!”

loading...