E kanosën me jetë? Salianji ironizon deputetin që pranoi mandatin

Ka ardhur reagimi nga selia blu pas deklaratës së bërë nga deputetit i PD, Ligoraq Karamelo që është kërcënuar me jetë nga tre persona.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Saliani përmes një postimi në ‘Facebook’, shkruan se Karamelo e njihnin shumë pak, pasi nuk dilte.

Kliko per me shume info

Sipas Salianji, kërcënimet ndaj tij nuk kanë qenë politike, ndërsa shton se një popull nuk e fal tradhtinë dhe trafikun e mandatit.

“Ligoraq Karamelon e njihte pakkush si kandidat në fushatë dhe ai thuajse nuk dilte fare. Jam i sigurt qe nuk e kanë njohur as sot si deputet, dhe shyqyr që nuk e kanë njohur.

Kërcënimet nuk kanë qenë politike. Se nëse do e njihte populli i revoltuar nuk e fal tradhtinë dhe trafikun e mandatit.”, shkruan Salianji.

loading...