Kurti, i morën jetën pronarit të picerisë, Prokuroria akuzon gruan e Agim Arapit: Ndryshoi dëshminë

Ne vendimin e gjykates se Durresit ne lidhje me vrasjen e shtetasit Agim Arapi ne vitin 2017 ne Durres, thuhet se Jurgen Kurti ka qene prezent ne vendin e krimit.

Nderkohe ne vendimin e saj gjykata e Durresit citon pretencen e prokurorise e cila e akuzon Vjollca Arapin, gruan e pronarit te picerise, per ndryshim te deklarimeve dhe per dhenien e disa versioneve te ndryshme per krimin.

Kliko per me shume info

Pjese nga vendimi i gjykates:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në konkluzionet përfundimtare parashtrojë ndër të tjera se: Akuza në ngarkim të të pandehurit u provua plotësisht dhe se vetë i pandehuri mban qëndrim pohues. Nga analiza e provave rezultojë se në ngjarje kanë qenë të pranishëm tre persona Kujtim e Kostandin Ekonomi si dhe shtetasja Vjollca Arapi, ku thëniet e kësaj të
fundit në tre herë kanë qenë kontradiktore mes tyre, por edhe të ndryshme dhe kontradiktore me ato të këtyre dy dëshmitarëve dhe provave të tjera. Dëshmitarja njëherë thotë e pyetur gjatë hetimit paraprak se e qëlluan të dy njëherësh me grushte, ndërsa në dëshminë para gjykatës thotë se nuk e pa kur i shoqi kishte hyrë në dyqan, por në moment pa se Koçi i kishte vënë duart në fyt, dhe Kujtimi erdhi më pas dhe ajo i qëlloj me makinë llogaritëse dhe nuk ka parë se çfarë ka ndodhur më tej pasi ajo doli jashtë. Në deklarimin e dhënë në hetim ajo është shprehur se i ka qëlluar Kujtimit me makinë llogaritëse, ndërsa nga akt ekspertimi mjeko ligjor i viktimës, nuk konstatohet asnjë shenjë dhune në fyt, për më tepër që kjo shtetase dëshmojë shpesh se, nuk i kujtohet sesi ka ndodhur ngjarja, nuk e mban mend pasi ishte e terrorizuar, por në çdo rast në dëshminë e saj para gjykatës nuk përmendi që të ketë parë të pandehurin Kujtim ti ketë qëlluar të shoqit të saj.

Kjo shtetase është shumë e sigurt se aty nuk është qëlluar me kavanoz ose me send qelqi (pasi ka qenë vetë kjo shtetase që ka përdorur orenditë dhe artikujt aty), por është shumë e sigurt dhe nuk mban mend fare sesi ka ndodh vrasja e të
shoqit!!. Vetëm në një pjesë të dëshmisë së saj shtetasja Vjollca Arapi nuk devijoj, aty ku ajo i ka folur e para Jurgen Kurtit dhe ky sipas saj i ka thënë do të vras, ndërsa më pas ajo ka komunikuar me shtetasin Kostandin Ekonomi në telefon i cili, sipas saj i ka thënë se pse e shave Jurgenin kërkojë falje do të vras. Dëshmia e saj vazhdon duke shpjeguar se nuk e di sesi po pashë që u kap fyt për fyt me
burrin tim, që nuk e kisha parë më parë aty, citon lajmifundit.al.

Në mënyrën që ajo dëshmon kjo dëshmi është e pabesueshme, pasi nuk doli një motiv bindës që kjo shtetase të jetë kërcënuar me vrasje dhe për më tepër këta që e kërcënojnë siç tha edhe vetë, as nuk e fyeje dhe as e prekin kur i kanë thënë se do vijmë aty dhe do të vrasim, sepse kjo shtetase nuk ka asnjë shenjë në trup, por i vdes i shoqi, për të cilin tha se u kap në fyt me Kostandin Ekonomi, vetëm në këtë moment i pa ajo (por që nga këqyrja dhe akti i ekspertimit mjeko-ligjor ai nuk ka shenja dhune në fyt). Njëkohësisht nga pamjet e kamerës së tretë rezulton se në lokal ka hyrë i pari Kostandini dhe pas disa sekondash ka hyrë normalisht Agim Arapi, pra kontakti i parë pikërisht në këtë pjesë të dëshmisë së saj del i shoqi, dhe megjithëse ajo
është aty, thotë se nuk e di sesi hyri!!.

Kjo shtetase jo vetëm nuk ndërhyn për ti ndarë por i provokon dhe i qëllon me sende sipas saj të dy shtetasit dhe më pas largohet, në kushtet që i shoqi kishte
probleme në zemër kjo shtetase duhej të kishte bërë përpjekje të mos konfrontoheshin as me fjalë dhe jo më të provokonte palët. Në këtë kuptim dëshmia e saj, vlerësuar edhe me çfarë ka deklaruar në hetim paraprak që u bë kundërshtim thëniesh, por edhe në gjykim është kontradiktore, emocionale dhe
e pabesueshme. Nëse dikush të kërcënon për vrasje vjen dhe të godet, merr mjetet dhe vepron, ndërsa dëshmitaren nuk e kanë prekur fare. Është e rëndësishme të theksohet se kjo shtetase në tre vjet ka të regjistruara 13 kallëzime penale në prokurorinë e Durrësit dhe e dënuar dy herë për
vetëgjyqësi, në të gjitha rastet është konfliktuar me komshinjtë, me fjalor fyes, ku del si person problematik. Gjithashtu, dëshmitë e shtetasve Salvi Dede dhe Jurgen Kurti nuk përputhen me deklarimet dhe dëshminë e saj, mbi vendin ku kanë qenë dhe veprimet e kryera.

Në dëshminë para gjykatës që dha kjo shtetase konkludohet se ajo ka parë vetëm momentin kur dy vëllezërit Konomi kanë hyrë në dyqan, por jo veprimet e mëtejshme ndaj të shoqit, ajo pranon se nuk i kujtohet sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa për dinamikën e mëtejshme të dhënat i japin dëshmitari Kostandin Ekonomi
dhe i pandehuri Kujtim Ekonomi. Dëshmia e tyre përputhet edhe me pamjet filmike të dorëzuara nga trashëgimtaret e viktimës së veprës penale. Me akt ekspertimin mjeko ligjor Nr. 63, datë 14.04.2017 janë evidentuar dëmtimet në trupin e shtetasit Kujtim Ekonomi dhe kategorizimin e tyre. Me akt ekspertimin mjeko-ligjor Nr. 15, datë 09.05.2017 është konkluduar se cilat janë dëmtimet e konstatuara
në trupin e shtetasit Agim Arapi dhe cili është shkaku i vdekjes së tij. Në rrethanat dhe provat e mësipërme, konkludojmë se i pandehuri Kujtim Ekonomi ka konsumuar elementet e veprës penale të “Vrasja nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal. Në kuptim të kësaj dispozite nuk mund të kemi bashkëpunim mes të dyshuarve, pasi nuk mund të ketë marrëveshje mes tyre, role të ndara,
etj, që sa më sipër mungojnë. Nga pikëpamja e anës objektive provohet që i hetuari Kujtim Ekonomi, me veprimet e tij, ka konsumuar një figurë të veprës penale./lajmifundit.al

loading...