Investigimi: 250 mijë fëmijë vdesin çdo vit nga ilaçet e rreme

Aktualitet

Mjekët në mbarë botën kanë bërë thirrje për të luftuar “pandeminë” e ilaçeve të dëmshme që mendohet se po vrasin qindra mijëra njerëz çdo vit. Sipas tyre ilaçet e falsifikuara dhe më një cilësi shumë të dobët, po vrasin rreth 250 fëmijë në vit anë mbanë botës.

Përgjithësisht ilaçet janë shitur për të kuruar malarien dhe pneumoninë dhe shumë sëmundje të tjera, por kanë shkaktuar vdekjen. Mjekët shprehen se shumica prej tyre kanë vdekur nga vaksinat dhe antibiotikët e rremë dhe jo nga sëmundjet. Shumica e vdekjeve janë në vende ku ka një kërkesë të lartë për ilaçe dhe mbikëqyrja tyre është e dobët, gjë e cila bën më të lehtë bandat kriminale dhe kartelet që të depërtojnë në treg. Ata shpesh përballen me gjoba ose dënime të vogla nëse kapen.

“Ndëshkimet janë të rënda sa një shuplakë, ndërkohë që ne flasim për ilaçe të rreme që i marrin jetën njerëzve,” tha Joel Breman, një shkencëtar në Institutin Kombëtare të Shëndetit në Maryland.

Sipas tij, testet mbi ilaçet kanë identifikuar një gamë të gjerë ilaçesh, dukë përfshirë antibiotikët dhe medikamentet e sëmundjeve kardiovaskulare. Në Kinë dhe Indi janë gjetur prej tyre që përmbajnë bojëra printeri dhe bojëra akrilike dhe një ndër ilaçet e rreme që dominon në treg është Viagra. Por, përveç ilaçeve të rreme, në treg gjenden edhe ilaçe të tjera që janë të skaduara ose janë mbajtur në kushte shumë të këqija.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 Duke shkruar gjatë gjithë kohës në gazeta të ndryshme mjekësorët, mjekët amerikane, universitetet e ndryshme, spitalet dhe firma farmaceutike Pfizer paralajmërojnë se rritja e numrit të ilaçeve të rreme dhe pa standarde është një emergjencë për shëndetin publik.

“Kjo është një çështje urgjente e shëndetit publik dhe në duhet të veprojmë menjëherë,” tha Breman. Deri në 10 për qind të ilaçeve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme përdorin ilaçe me cilësi të dobët që kushtojnë shumë pak. Në vitin 2018 kompania farmaceutike Pfizer, identifikoi 95 produkte të rreme në 113 vende të botës .

Mjekët i bëjnë thirrje Organizatës Botërore të shëndetit dhe instancave shtetërore për sigurimin e ilaçeve të vërteta dhe cilësore. Gjithashtu, sipas tyre regjistri i ilaçeve të rreme që gjenden në terren duhet të publikohen në mënyrë që njerëzit t’i njohin.

Berman tha se qeveria dhe kompanitë farmaceutike duhet të përmirësonin sigurinë e zinxhirit të furnizimit të ilaçeve në të gjitha vendet nga pika e prodhimit tek pacientët.

“Ka analiza të thjeshta dhe të shpejta që mjekët mund të përdorin për të verifikuar cilësinë e ilaçeve,” shtoi ai.

Muajin e kaluar, OBSH lëshoi alarmin mbi një ilaç që po përdorej në të gjithë Evropën, i cili shërbente për të të trajtuar leuceminë kronike mieloide dhe leuceminë limfoblastike akute, por në të vërtetë përmbante vetëm paracetamol. Bernard Naughton, një studiues i medikamenteve të rreme tha, se ilaçet e tilla tashmë janë kthyer në një problem të ri në botë, e cila kërkon një përpjekje të madhe nga kompanitë farmaceutike, qeveritë dhe mjekët për ta zhdukur krejtësisht.

ME TE LEXUARAT