Analisti: Ushtria serbe do të hyjë në Kosovë si Rusia në Krime

Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një temë e nxehtë që ka “ngritur në këmbë” edhe ndërkombëtarët. Taksa për mallrat serbe e ka tensionuar më shumë situatën mes dy shteteve dhe që të arrihet një marrëveshje me dialog shanset sa vjen dhe zvogëlohen. Ndërsa në mediat serbe përflitet për një “pushtim” tjetër të Kosovës.

Këtë ka shpjeguar komentuesi ushtarako-politik Miroslav Lazanski në emisionin “Mirëmëngjesi Serbi ” në Happy TV. Sipas tij, secila hyrje në Kosovë, për të mbrojtur serbët e mbetur në Veri apo gjetkë nuk do të thotë konflikt me NATO.

Kliko per me shume info

Dhe këtë Lazanski e ka shpjeguar kështu: “Nëse unë dhe Mariç kalojmë me atlete, xhinse dhe këmishë në Kosovë, a është ky konflikt me paktin NATO?

Nuk është! Hajde të mësojmë pak nga shembujt dhe vendet e tjera botërore.

Le të themi se rusët në vitin 2014 në Krime nuk kanë bartur fare shenja ushtarake. A ka mundur dikush t’i akuzojë? Askush! Natyrisht, pozita ruse është shumë më ndryshe”.

Lazanski ka theksuar se mbrojtja civile mund të ri-aktivizohet në krahinën jugore serbe dhe për këtë shqiptarët e Kosovës janë të vetëdijshëm, dhe kjo sipas tij është edhe arsyeja pse bëjnë zhurmë.

loading...