Qëllohet Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ave, si i shpëtoi dy herë drejtësisë

Policia e konfirmon zyrtarisht, personi i vrare ne Tirane mbremjen e te henes, eshte Jurgen Kurti, 26 vjec, i arrestuar dy here me pare ne Tirane dhe ne Durres, personazh i njohur ne kryeqytet per jeten luksoze i portretizuar shpesh edhe si menaxher i personazheve VIP.

Jurgen Kurti dy here radhazi ja ka hedhur drejtesise duke shpetuar pa u denuar pas vrasjes me thike te babait te tij ne Tirane por edhe pas ekzekutimit te nje shtetasi me te cilin ai ka pasur konflikt ne Durres.

Kliko per me shume info

Behet me dije se 26-vjecari Kurti kaqene duke u kthyer ne banesen e tij mbremjen e te henes, duke ecur ne kembe kur ndaj ti eshte qelluar me bresheri nga nje automjet.

Ne rastin e vrasjes se babait te tij, krimin e mori persiper nje i aferm edhe pse pozicioni i Jurgen Kurtit ne ngjarje ishte i dyshimte ndersa ne Durres, serish ishte nje bashkepunetor ne krim qe pranoi autoresine e ngjarjes duke nxjerr te paprekur 26-vjecarin.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Jurgen Kurti., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve./lajmifundit.al

loading...