Një person humb jetën, ngjarje e rëndë në Tiranë, të shtëna tek stadiumi

Tirana është tronditur sërish mbrëmjen e sotme nga një tjetër vrasje.

Një person ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë pranë stadiumit “Selman Stermasi” në kryeqytet.

Kliko per me shume info

Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë postës nr.8 në Tiranë. Viktime mesohet se ka mbetur shtetasi Jurgen Kurti, me precedent penale.

Në vendin e ngjarjes ka pasur të shtëna me armë dhe më pas, dëshmitarët kanë parë ambulancat që kanë mbërritur aty.

Deri tani paraprakisht konfirmohet se Kurti ka humbur jetën pasi u qellua nga nje automjet, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin detaje të tjera në lidhje me ngjarjen./lajmifundit.al

loading...