Ermir Lenjani me lot në sy: Nuk vij në kombëtare sa të jetë Panucci

Kombetarja shqiptare e futbollit duket se e ka humbur unitetin e saj nen drejtimin e Kristian Panucit.

Mbrojtesi Ermir Lenjani, titullar ne kohen e De Biasit, ka lajmeruar publikisht se nuk do te grumbullohet ne kombetare persa kohe trajner i saj te jete Panuci.

Kliko per me shume info

Reagimi i Lejanit

“Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Sa herë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë.

Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort.

Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt.

Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”.

loading...