Emanuela Peploka revoltohet me Xhensila Myrtezajn

Themeluesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola Zaimi i është kundërvënë Xhensila Myrtezajt pas deklaratës së kësaj të fundit për të bijën Ajka.

Kliko per me shume info

Të premten e kaluar, këngëtarja nuk u përmbajt dot ndaj një komentuesi që shprehej se arsyeja përse Xhensila nuk e bën publike të bijën, është sepse vuan nga sindroma Down.

Ky koment bëri që Xhensila të quante “njeri psiqik dhe të ndyrë” komentuesin dhe të shprehej se vajza e saj nuk ka asnjë mangësi.

Por deklarata e këngëtares ka prekur ata prindër që kanë fëmijët me sindromën Down dhe kryetaren e fondacionit, e cila është revoltuar ndaj Xhensilës dhe i kujton kohën kur ajo bënte bamirësi ndaj këtyre fëmijëve me aftësi të veçanta.

“Heu bre mi Xhensilë! Të mendosh që dhe vijnë e këndojnë për “t’i dhënë zë” kauzës tonë! (Yes yes faji im që çoj ftesa lart e poshtë ke VIP-sat)

Komentuesi ka shpifur ndërsa …Xhensilës i ka ik truri vetëm nga mendimi që mund ta kishte gocën “e mangët”… dhe vazhdon me sharje diagnozash për t’i vënë kapak. Shpifjen e dimë çfarë është…po këtij reagimit të Xhensilës si t’ja vëmë emrin?

..Tamam ju të mediave, pse dreqin nuk bëni si ju kërkon Xhensila? 😂…Na ngrini nervat në pritje të ditës së Verës”.

loading...