Tuna tregon vështirësitë mes sëmundjes dhe punës

Kliko per me shume info

Për Tunën marsi deri tani ka qenë një muaj sa me arritje, aq edhe me probleme shëndetësore. Këngëtarja prezantoi më 8 mars albumin e saj të ri “Fortuna”, por vetëm një ditë para tij u mësua se ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Kliko per me shume info

Të njëjtën gjë konfirmoi edhe Tuna një ditë më parë, e cila postoi një foto duke bërë serum, ndërkohë që tre meshkuj i rrinin te koka mes të cilëve dhe bashkëshorti Patris Berisha.

Sot këngëtarja njoftoi se është në fund të përfundimit të klipit të këngës “Fortuna”.

“Hej, a jeni gati?! Unë PO. Këtë periudhë e kam kaluar 50% në mikrofon e kamerë dhe 50% në spital e infuzione. Veç dashuria juaj më ka bërë të çohem në këmbë dhe t’jua sjell sa më shpejt FORTUNËN. Kini durim… edhe shumë pak… tik-tak, tik-tak”, shkroi Tuna.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here