Hidhet shorti i Champions. ‘Dridhet’ Barcelona, City përballje drithëruese

Kliko per me shume info

Në Nion të Zvicrës u mbajt ceremonia e hedhjes së shortit për përballjet e radhës të UEFA Champions League.

Fati i goglave ka vendosur që Barcelona e Leo Messit të përballet me Manchester United.

Kliko per me shume info

Dueli më i fortë në leter të paktën është Barcelona-Manchester United nderkohe qe do te kemi edhe nje derbi brenda ishullit, pikerisht Tottenham-Manchester City.

Short I pelqyeshem për Juventusin favorit, teksa bardhezinjtë kanë pëshkuar Ajaksin që nxorri jashtë Realin. Italianet kanë shmangur rivale si Barcelona, Liverpool apo Manchester City.

Me shumë fat në short edhe finalistja e edicionit të kaluar Liverpool e cila gjen përballe rivalin më të lehtë në leter,Porto.

Por paralelisht me duelet cerekfinale janë llogaritur edhe përplasjet e mundshme në gjysmëfinale.

Kështu fituesi i ciftit Tottenham-Manchester City do të përplaset me fituesin e ciftit Juventus-Ajaks.

Nga ana tjeter skuadra që do të dalë fituese nga dueli Barcelona-Manchester United do të kenë punë me fituesin e ciftit Liverpool-Porto.

Takimet e para të cerekfinaleve do të luhen në datat 9 dhe 10 prill ndërsa ato të kthimit pas një jave, konkretisht me 16 dhe 17 prill.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here