Sherr në furrën e bukës, qëllohet me armë pronari në Kavajë

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Kliko per me shume info

Një burrë rreth 60 vjeç është plagosur me çifte në një furrë buke.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

Plagos me armë gjahu një shtetas, identifikohet, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga Policia e Kavajës.

Kavajë

Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin:

S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë

Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here