Rama e talli, Kryemadhi i përgjigjet ashpër: Do t’i lutem Zotit dyfish që…

Aktualitet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nga Kamza i është kudërpërgjigjur Kryeministrit Rama për deklaratat e tij 

“A e mban dot shpiragu klithmën e Monikës “O Zot shpëtoji shqiptarët nga blerja e votës. Zoti thotë më mirë s’po ndërhy se i bie të mbroj shqiptarët nga Monika“-u shpreh Rama nga Berati.

Ndërkaq Kryemadhi u shpreh se: “Unë i përgjigjem Ramës për atë që ai ka thënë për besimin tim në Zot, unë i them atij që besoj në zot dhe Edi Rama të mos përmend Zotin kot se do ta zërë mallkimi, do të lutem në zot dyfish që tu kthehen prona që Edi Rama ua ka marrë tokat duke ndërtuar institucionet e krimit . Do të lutemi në Zot që të na shpëtojnë fëmijët nga droga. I bëj thirrje Ramës që kudo t shkojë , mos të ironizojë shqiptarë me besimin e zotë, larg gojën tënde të ndyrë nga mallkimi që I ke hedhur shqiptarëve dhe grave shqiptare”.

Shqipëria ndodhet në varfëri për shkak të keq qeverisjes. Sot po shohim se si qytetarët shqiptarë po largohen për të gjetur parajsën në Europë. Sot shohim dhimbje dhe varfëri për shkak të kësaj qeverie e cila nuk u ofron asnjë zgjidhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por problemi është çfarë do të bëjmë ne a do ta lëm këtë mjerim? Jo. Ne nuk do të dorëzohemi ne do të luftojmë për fëmijët tanë që ti ruajmë nga ky I marrë. Nesër do të jetë pjesëmarrja më e madhe , nesër është dita vendimtare për të treguar që ne jemi bashkë për të luftuar të keqjen. Edi Rama është në ikje , i cili jo vetëm që do të iki por do të marrë edhe një mallkim me vete.

E bëra këtë takim në Kamëz sepse këtu ka njerëz të cilët kanë ardhur dhe ndërtuan të ardhmen në Kamëz .Nuk ka lind burr nëne që t’I marri besimin dhe lirinë Kamzalinjëve.

Protesta e 16 marsit do të jetë një nga protestat më të mëdhaja në Shqipërinë e rrudhur, pasi dje në një qytet Gjerman kanë mbërritur 850 djem nën moshën 26-vjeç, prandaj ne do të jemi nesër atje që tu kthejmë shpresën këtyrev të rinjëve.Shqipëria nuk do të jetë një  pikë e zezë në Europë, le t iki Edi Rama me brekushet e veta , por ne do të luftojmë në këtë mision të vështirë po jo të pamundur”-u shpreh Kryemadhi. /Faxweb

ME TE LEXUARAT