Pasi shtyu festën e Verës, Veliaj merr një tjetër vendim për ditën e dielë

Kliko per me shume info

Veliaj vendosi të shtyjë festimet për ‘Ditën e Verës’ nga 14 mars më 17 mars, pasi kishte parashikuar reshje të shumta shiu, por ne fakt rezultoi e kunderta.

Sot, bashkia ka publikuar sot njoftimin për devijimin e trafikut në kryeqytet, për shkak se festimet do të zhvillohen në disa sheshe dhe rrugë.

Kliko per me shume info

Ditën e diel, më 17 mars, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Gjithashtu, do të ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga data 16.03.2019 ora 19:00 deri në datën 18.03.2019 ora 00:00, si dhe në rrugën “Pjetër Bogdani” dhe “Brigada e VIII”, segmenti i rrugës midis “Vaso Pashës” dhe “Ibrahim Rugovës” në datë nga ora 08:00 deri orën 04:00 datës 18 Mars.

Për automjetet e emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, qarkullimi do të bëhet në rrugët: “Ibrahim Rugova”, “Vaso Pasha” dhe “Papa Gjon Pali II”, në Unazën e Vogël të qytetit.

Ndërkaq, qarkullimi i mjeteve të transportit urban të qytetit do të devijohet si më poshtë:

  • Linja e Unazës do të devijohet në Urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.
  • Linja “Tirana e Re” do të devijohet në rrugën “Sami Frashëri”.
  • Linja Kinostudio-Kombinat do të devijohet tek Sheshi “Medresesë” si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here