Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

E FUNDIT/ Arrestohet hajduti i shumëkërkuar

Policia e Shtetit ka bërë më dije se ka vënë në pranga një hajdut të shumëkërkuar nga policia.

Ai është kapur në flagrancë në oborrin e një banese ku kishte vjedhur më parë. Pas arrestimit atij i janë zbuluar edhe dhjetëra vjedhje të tjera.

Florenc Janku u arrestua nga policia ndërsa nga kontrolli që u bë në banesën e tij u sekuestruan disa nga sendet dhe objektet e vjedhura prej tij: 10 kompjuterë, 20 Kasa Fiskale dhe sasi të konsiderueshme bizhuterish.

31-vjeçari vepronte i vetëm gjatë grabitjeve me doreza për të mos lënë gjurmë, 31-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së dhënies së kredive me vlera të vogla që u grabit kohë më parë jo më larg se 150 metra nga Drejtoria e policisë Elbasan.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet