Divorci i Grida Dumës, publikohet vendimi i Gjykatës

Showbiz

Sic eshte njoftuar edhe me heret sot ish-deputetja e PD-së, Grida Duma i ka dhënë fund martesës së saj me bashkëshortin Ilir Shqina.

Referuar dokumentit zyrtar të Gjykatës së Tiranës ish-deputetja ka bërë kërkesën për t’u ndarë nga bashkëshorti i saj. Dyshohet se shkak i kësaj ndarje të jetë bërë skandali i fundit në të cilin u përfshi Duma, me kolegun e saj Ervin Salianji, citon vizionplus.

Duma dhe Ilir Shqina kanë qenë të martuar për disa vite me radhë dhe kanë së bashku një djalë.

“Vendimi i Gjykatës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tirane, më 11.03.2019

SHPALLJE E VENDIMIT GJYQËSOR PER AFISHIM (PER EFEKT NJOFTIMI)

Paditës: Grida Shqina (Duma)

I paditur: Ilir Shqina

Objekti: Zgjidhje Martese

Gjykimi është kryer në mungesë të ILIR SHQINA Me adrese: BLV. “ZHAN D’ARK”, PLL.155/1, AP.32, TIRANE

“Meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Bashkëlidhur po ju dërgojmë dy kopje të shpalljes, nga të cilat njëra kopje e kësaj shpallje të afishohet pranë vendbanimit të fundit të Ilir Shqina dhe kopja tjetër të kthehet sërish pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me mbishkrimin që shpallja është afishuar si dhe datën e afishimit…”.

ME TE LEXUARAT