Basha i përgjigjet ambasadës së SHBA 1 ditë para protestës: Kujdes me…

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur mesditën e sotme edhe në lidhje me deklaratat e bëra nga ambasada e SHBA-së dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë.

“Asnjëherë nuk komentoj deklaratat e ambasadave, por meqenëse më pyesni një sugjerim e kam.

Kliko per me shume info

Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë për vlerat me të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës.

Probleme të cilat i shprehu qartë edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit para ditësh’”, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.

loading...