Abuzohej që e vogël nga vëllai, rrëfehet 27 vjeçarja

Aktualitet

Historia e një gruaje e cila është abuzuar nga vëllai i saj i madh kur ishte vetëm 11-vjeçe është trajtuar në emisionin “Fol me psikologen”. Ja çfarë i shkruan ajo psikologes Ervisa Lula:

“Historia ime fillon në moshën 11 vjeçe kur mua, më vjen turp ta them por jam abuzuar seksualisht nga vëllai i madh. Ka qënë një puthje në buzë e më pas ai ka tentuar të bëjë seks me mua, por që kishte vështirësi për të arritur aty ku donte dhe më pas unë shpëtova prej tij nga thirrja që më bënë prindërit. Por kur u nisa të largohem ai më tha që do më rrihte nëse unë tregoja. Ai ka qënë 10 vite më i madh se unë atë kohë.”

LEXO EDHE:
Moti për sot/ Ja çfarë pritet gjatë ditës
Në një rrëfim të gjatë ajo jep detaje të tjera tronditëse në lidhje me atë çfarë ka kaluar dhe kjo është hera e parë që flet për këtë ngjarje. 27-vjeçarja në një gjendje të rënduar psikologjike thotë se përveç abuzimit seksual nga vëllai ka qënë dëshmitare e dhunës fizike që i ati ushtronte ndaj nënës. Pas një martese pa dashuri dhe lindjes së vajzës, ka tentuar disa herë vetëvrasjen. Ndërsa familja e re në të cilën jeton nuk i ofron dashuri dhe mbështetje. Ja si e përshkruan martesën:

“Dy javë pasi lindi goca burri më thotë se do niset për Greqi. Ka ardhur pas një viti e gjysëm, periudhë në të cilën ishte bërë me letra sërish. Gjatë kësaj kohe flisnim shpesh të thuash. Mua më la me prindërit e tij, babin, mamin dhe vëllain . Si familje ishte e mirë, por që kishin edhe ato problemet e veta, më shumë kam patur probleme me vjehrrën. Unë i kam kërkuar burrit shumë herë të ndahemi, por ai nuk pranon dhe thotë se nëse unë ndahem prej tij…”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Psikologet Ervisa Lula dhe Lorela Garuli kanë bërë një analizë të gjatë të rastit duke theksuar faktin se abuzimi seksual në fëmijëri shkakton të tilla pasoja të rënda nëse nuk trajtohen. Duke u bazuar tek simptomat që 27-vjeçarja shfaq dhe mbi të gjitha tek tentativat vetëvrasëse kanë këshilluar takimin e saj me një psikolog sa më parë. Cilat janë simptomat që shfaqin fëmijët e abuzuar? Pse heshtin ata dhe nuk e tregojnë atë që ju ka ndodhur? Cilat janë pasojat e abuzimit seksual në fëmijëri? Këto janë disa nga pyetjet të cilat u shpjeguan nga psikologet gjatë programit të cilin mund ta ndiqni në kanalin në “Youtube” të “Gazeta Shqiptare”. /GSH

ME TE LEXUARAT