Paralajmëron Kryemadhi: Shumë shpejt shkojmë në zgjedhje të parakohshme!

Kliko per me shume info

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje strukturave të partisë në Tiranë që të vijnë në protestën e 16 marsit, pasi e shtuna do të sjellë edhe më afër fundin e qeverisë dhe hyrjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

“Të gjithë ata që nuk pranuan të jenë pjesë e parlamentit të krimit janë krenaria e Kryemadhit dhe LSI. Ne jemi të bindur që ju keni bërë veprimin e duhur, është veprim ekstrem.

Kliko per me shume info

Ka ngelur në këmbë vetëm Edi Rama, i cili është mëkëmbësi i krimit. Politika ka kusuret e saj dhe ne kusuret tona do t’i lajmë dhe do të përgjigjemi deri në fund për gabimet që kemi bërë.

Do të dalim si të jetosh në shtëpi, si të kesh shtëpinë e palegalizuar do paguash vetëm taksë ujë pa e hapur asnjëherë ujë.

Zoti na dhëntë forcë, pasi shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Njerëzit u lodhën dhe u neveritën nga kjo qeveri. 16 marsi është shumë i rëndësishëm. Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve.”-tha Kryemadhi.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here