Misteri i bllokimit më të madh të rrjeteve sociale

Kliko per me shume info

Rrjeti social Facebook përjetoi ndërprerjen më të gjatë në historinë e tij.

Shërbimet e tij kyçe kanë qenë të papërdorshme për përdoruesit për pjesën më të madhe të ditës së mërkurë.

Kliko per me shume info

Hera e fundit kur Facebook ka pasur një ndërprerje të ngjashme ka qenë në vitin 2008, kur rrjeti social ka pasur 150 milionë përdorues, krahasuar me 2.3 miliardë që ka sot.

Produkti kryesor i Facebook-ut, Instagram, u ndikua po ashtu.

Shkaku i kësaj ndërprerjeje nuk është bërë ende i ditur publikisht.

Në përgjigje të thashethemeve të postuara në rrjetet e tjera sociale, Facebook tha se ndërprerja e shërbimeve të tij nuk ka qenë rezultat i sulmit kibernetik, raporton REL.

Aplikacionet e Facebook-ut nisën të rikthehen mëngjesin e sotëm.

Ndërsa Facebook dhe Instagram kanë qenë jashtë funksionit, shumë përdorues janë aktivizuar në Twitter, duke bërë shaka për ndërprerjen.

Hashtag-u #FacebookDown dhe ai #InstagramDown janë përdorur mbi 150,000 herë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here