Lajm i keq për qytetarët: Rritet çmimi i transportit urban

Kliko per me shume info

Banorët e Durrësit do të përballen me rritje të çmimit të biletës për transportin urban pasi në mbledhjen e fundit, Këshilli bashkiak vendosi çmimin 40 lek për biletë.

Bileta e shërbimit u rrit me 10 lekë në mbledhjen e 11 marsit të Këshillit bashkiak, ku votat e PS-së e një pjesë të këshilltarëve të LSI miratuan propozimin e Bashkisë.

Kliko per me shume info

Rritja e biletës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e operatorëve në qytetin bregdetar me argumentin

“Pa punë janë, rriten çmimet”. “Nuk e përballojmë ne, mezi po hamë bukë”, janë reagimet e qytetarëve durrësakë.

Bashkia e Durrësit nga ana tjetër thotë se rritja e çmimit do të ketë efekte në përmirësimin e shërbimit dhe cilësisë në linjat e transportit urban në qytetin bregdetar. /Lajmifundit.al

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here