Habit LSI: Të iki Rama, Majko 100 herë më i mirë si kryeministër!

Aktualitet

 Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari i ftuar në emisionin “45 Minuta”, deklaroi se në 16 mars, datë në të cilën opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e saj para godinës së Kryeministrisë, do të fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore.

Ndër të tjera, ai është shprehur se brenda PS ka socialistë të ndershëm, por mjafton vetëm që të ikë Rama.

I pyetur nëse Pandeli Majko, do të ishte njëri nga emrat që do të pranohej për të drejtuar këtë qeveri nëse arrihet dakordësimi politik, Brahimllari është përgjigjur se :

“Unë kam thënë në një emision që duhet një kryeministër tjetër jo Rama, u artikulua emri i Majkos dhe thashë se është 100 herë më i mirë se nuk është i lidhur me krimin. Por Ballën, jo, ai është i lidhur si Rama“.

ME TE LEXUARAT