Ekzekutohet në derë të shtëpisë Padrino i familjes Gambino

Kliko per me shume info

Kreu i familjes Gambino, Francesco Cali, i njohur me nofkën “Franky Boy”, është ekzekutuar mbrëmjen e të mërkurës pranë shtëpisë së tij në Staten Island. Ngjarja e ndodhur ne New York, sipas mediave kujton kohët e errëta të luftës së mafias në qytet.

Policia amerikane raporton se 53-vjeçari u qellua para derës së shtëpisë në lagjen luksoze Todt Hill rreth orës 9:20 të mbrëmjes, ndërsa gruaja dhe fëmijët ishin brenda shtëpisë. Autori i krimit mësohet se është larguar me një kamionçinë blu.

Kliko per me shume info

Cali është i pari bos i mafias që vritet në New York prej vitit 1985, kur John Gotti urdhëroi ekzekutimin e bosit të atëhershëm të familjes Gambino, Paul Castellano.

Hetuesit e FBI-së po verifikojnë nëse vrasja ishte e miratuar nga komisioni i pesë familjeve mafioze të qytetit apo ishte veprim i një njeriu të vetëm.

I lindur në Siçili, Cali u bë bosi i familjes Gambino në vitin 2015 dhe konsiderohej si një “Padrino” i shkollës së vjetër, pasi shihej rrallë në publik dhe nuk binte shumë në sy. Ai futi “gjak të ri” nga Italia në familje dhe u përqendrua në tregun e heroinës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here