“1500 njerëz që kanë marrë jetë ecin të lirë në Shqipëri”

Kliko per me shume info

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka deklaruara se 1500 vrasës ecin të lirë në Shqipëri dhe asnjëri prej tyre nuk është kapur, por nuk ka dhënë shpjegimi apo arsyetime të mëtejshme.

“1500 vrasës ecin të lirë në Shqipëri, pse nuk i kapin këta? Por flasin sikur çfarë bënë me kapjen e grupit të fajdeve në Shkodër në një kohë kur të gjithë këta janë fajdexhinj”, deklaroi Balliu.

Kliko per me shume info

Ndër të tjera, ai bërë thirrje që në protestën e ardhshme të opozitës të marrin pjesë sa më shumë njerëz që janë të pakënaqur me qeverinë e drejtuar nga Rama.

“Ndaj me 16 mars tek Kryeministria për ti vënë flakën qeverisë dhe sistemit të kapur nga krimi. Nëse nuk e di vallen e Napolonit, do e mësosh më datë 16. Ne e dimë që ti mund të ikësh. Mund të fshihesh kudo, por më datë 16 gjej vrimë miu dhe futu”, tha Balliu.

Ndërkohë, protestuesit, të cilët prej 5 muajsh protestojnë kundër shembjes së ndërtesave, u shprehën se Edi Rama është pushtuesi më i madh që ka njohur vendi.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here